Dita e Tokës e gjen Prishtinën në një gjendje të mjerueshme
22 prilli njihet si Dita e Tokës. Parqet, hapësirat e gjelbra e lulet, kryetari aktual ka premtuar vazhdimisht se do të jenë pjesë e Prishtinës. Madje edhe në këtë ditë ai është paraqitur në një hapësirë me gjelbrim. Mirëpo, jo çdo pjesë e kryeqytetit kosovar është e tillë, raporton T7.
Në kuadër të listës së gjatë të premtimeve të Shpend Ahmetit, ishte edhe krijimi i një Prishtine më të gjelbër.
Mirëpo jo çdo hapësirë në kryeqytet është e gjelbër dhe me drunj. Në lagjen Mati 1 në vend të drunjve dhe gjelbërimit qëndrojnë mbeturinat.
E toka, për shkak të ndërtimeve të shumta, nga një rrugë ku kalonin veturat, tash nuk ka hapësirë që të kalojnë as njerëzit.
Edhe në këtë hapësirë ku për vite plan ka qenë ndërtimi i Teatrit të Operas dhe Baletit, banorë të përhershëm janë vetëm mbeturinat.
Madje qytetarët nuk janë të kënaqur për atë se në çka është shndërruar Prishtina.
E ndërtimet nuk mbarojnë vetëm në një lagje.
Numri i ndërtesave në Prishtinë, çdo ditë sa vjen e shtohet.
Shpesh në vende ku është premtuar të krijohen hapësira të gjelbra, ndërtohen banesa pa kontroll.