Situata e krijuar është bërë e padurueshme për ta. Me këtë problem ata thonë se po përballen tash e gjashtë muaj, derisa thirrjet e kërkesat që komuna të ndërhyjë aty nuk munguan. Por, sipas banorëve, ato hasen në vesh të shurdhër, njofton Klan Kosova
Drejtori për Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti, i ka thënë Klan Kosovës përmes telefonit se ekipet do të dalin në teren të hënën, ku do të shikohet gjendja dhe mundësitë e sanimit të këtij problemi.