BallinaLajmeKrasniqi: Nuk jam kandidat për kryetar të PDK-së

Krasniqi: Nuk jam kandidat për kryetar të PDK-së

Të ngjajshme

Protesta e Partisë Demokratike, reagon Ambasada Gjermane: Dënojmë dhunën e papranueshme

Ambasada Gjermane reagoi pas protestës së djeshme të Partisë...

Marrëveshja Serbi-Rusi, Hoxhaj reagon ashpër ndaj BE-së: Po financoni një shtet që po punon kundër interesave të BE-së

Pas raportimeve për nënshkrimin e një marrëveshjeje pesëvjeçare bashkëpunimi...

Ky është Ilaz Brahimi, i cili u vra dje në Majac

Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Majac, ku një...
Partia Demokratike e Kosovës tashmë ka hyrë në procesin e zgjedhjeve të brendshme të saj.

Hajredin Kuçi, Enver Hoxhaj e Memli Krasniqi janë përmendur si emra të mundshëm të cilët bashkë me Veselin do të kandidojnë për të parin e PDK-së, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, njëri nga ta duket se nuk e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë për lajmi.net se beson në lidershipin e kryetarit aktual, Kadri Veselit.

Tutje, Krasniqi ka shtuar se nuk është kandidat për kreun e PDK-së, madje asnjëherë nuk ka shfaqur një ambicie të tillë.

“Nuk jam kandidat për kreun e PDK-së dhe s’e kam shprehur një ambicie të tillë asnjëherë deri tash. Unë e mbështes kandidaturën e kryetarit aktual, Kadri Veselit, sepse besoj në lidershipin e tij”, tha Krasniqi për lajmi.net.

Ndryshe, zyrtarët e tjerë të PDK-së, të përmendur si kandidatë potencial për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, ende nuk janë deklaruar për ambiciet e tyre.

Kryetari i tanishëm, Kadri Veseli, erdhi në krye të PDK-së pas zgjedhjes president të kryetarit të atëhershëm, Hashim Thaçit./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz