back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeA po binden serbët për vendosjen e targave “KS” dhe “RKS”

A po binden serbët për vendosjen e targave “KS” dhe “RKS”

Të ngjajshme

Ajri i ndotur në Kosovë, këshillohet që personat e ndjeshëm të shmangin daljet

Sipas platformës “IQAir”, ku bëhen matjet e cilësisë së...

Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, policia jep detaje

Një grabitje  e armatosur ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme...

Haradinaj darkon me studentët e Prishtinës që aderuan në AAK nga Kreshnik Smajlaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Ikballja: Ja çka do i bëja Bias në shtëpinë e BBVK

Ikballe Berisha Huduti ishte e ftuara e radhës në...
- Advertisement -

Zëvendësministri serb i Punëve të  Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Milan Radojeviq, thotë se të gjithë qytetarët, të cilët janë pronarët e automjeteve me targa “KM”, “PR”, “GL” mund t’i ri-regjistrojnë ato me targa “KS” apo “RKS”.

“Një nga kushtet për r-regjistrim është që automjeti të jetë i regjistruar jo më larg se më 14 shtator 2016, e cila është data e arritjes së Marrëveshje për lirinë e lëvizjes në Bruksel. Ndërsa, kushti i dytë është që shoferët të kenë dokumentacionin e Kosovës për ta kryer kontrollin teknik të automjeteve”, tha Radojeviq, në një intervistë për Radio Kontakt Plus, përcjell Telegrafi.

Ai shpjegon se automjetet që janë regjistruar pas kësaj date nuk mund të ri-regjistrohen.

“Aktualisht këto automjete nuk i nënshtrohen procesit të ri të regjistrimit, por derisa ekziston kjo Marrëveshje, atëherë do të jetë kështu. Unë mendoj se duhet të arrihet një marrëveshje e re që do të lidhet me regjistrimin e automjeteve pas kësaj date”, thotë Radojeviq.

Me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2011 është paraparë që të gjithë pronarët e automjeteve me banim në Kosovë të përdorin targat “KS” (Kosovë) ose “RKS” (Republika e Kosovës) dhe kështu të heqin dorë nga përdorimi i tabelave të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë për serbët e Kosovë, siç janë: “KM” (Kosovska Mitrovica) “PR” (Prishtina) “UR” (Ferizaj) “PZ” (Prizren) “GL” (Gjilan), të cilat Prishtina i konsideron të paligjshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz