BallinaRegjionaleDrenasVdes ish-lojtari i gjeneratës së parë të Feronikelit (FOTO)

Vdes ish-lojtari i gjeneratës së parë të Feronikelit (FOTO)

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Ka ndërruar jetë ish-lojtari i Feronikelit, Ismet Lestrani, i cili i takon gjeneratës së parë të futbollistëve që e formuan Feronikelin në vitin 1974.

“Vdekja e Ismetit është një humbje e madhe për Feronikelin dhe futbollin kosovar.
Bashkë me të sot po varroset edhe një pjesë e lavdishme historisë së klubit tonë të zemrës”, thuhet nw njoftimin e Niklit.

Njoftimi i KF Feronikelit:

Ndërron jetë lojtari i gjeneratës së parë të Feronikelit, Ismet Lestrani

Me dhimbje e pikëllim të thellë ju njoftojmë që sot në mëngjes ka ndërruar jetë ish-lojtari i klubit tonë, Ismet Lestrani, i cili i takon gjeneratës së parë të futbollistëve që e formuan Feronikelin në vitin 1974.

Vdekja e Ismetit është një humbje e madhe për Feronikelin dhe futbollin kosovar.
Bashkë me të sot po varroset edhe një pjesë e lavdishme historisë së klubit tonë të zemrës.
Ai do të mbahet mend si futbollisti që ka lënë edhe shpirtin në fushë, si një lojtar që ka qenë mik dhe motivues për bashkëlojtarët dhe si një njeri zemërgjerë e punëtor e shumë pozitiv.
Në historinë e Feronikelit, Ismeti do të mbahet në mend si futbollisti që e ka shënuar golin e parë ndonjëherë për klubin në vitin 1974, për të vazhduar tutje me sukseset e njëpasnjëshme.

Ngushëllime familjarëve, klubit, ish-bashkëlojtarëve dhe të gjithë sportdashësve kosovarë.

Shpirti i tij u prehtë në paqe!.

Fotografia e KF Feronikeli

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz