back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeGanimete Musliu: Mishi i prishur nga Belgjika nuk hyri në Kosovë

Ganimete Musliu: Mishi i prishur nga Belgjika nuk hyri në Kosovë

Të ngjajshme

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Shaqir Totaj shkon me biçikletë në një tubim zgjedhor në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka vazhduar praktikën e...

Mbi 500 mijë euro borxhe në ATK, detaje të reja për ndalimin e Mozzik

Reperi Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik vazhdon të...

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

Ju mund të stresoheni shumë shpejtë kur jeni para...

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, iniciuese e debatit parlamentar për skandalin me mish të prishur, tha që në Kosovë nuk ka hyrë mishi nga Belgjika. Sipas saj, ky mish është asgjësuar.

“Ky mish për herë të parë është tentuar të futet në Kosovë në shtator të vitit 2016, ndërsa tentative e dytë ishte në gusht 2017. Në të dyja rastet është zbuluar dhe asgjësuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë”, tha Musliu.

Ajo tha se sipas informatave që i kanë nga AUV-i, në rastin e parë ka ardhur në Kosovë vetë zyrtarja belge, ndërsa në rastin e dytë ajo nuk ka qenë prezente, por ka marrë informatën dhe kanë nisur procedurat për kompaninë në Belgjikë.

“Duhet ta themi zëshëm që është bërë asgjësimi i mishit nga Belgjika dhe nuk ka mundur të hyjë në Kosovë”, tha ajo.

Ajo tha se ka marrë me shqetësim raportimet e mediave për skandalin e mishit të prishur dhe se vendi për një muaj po përballet me shumë informata dhe dezinformata.

Kësisoj, ajo propozoi që në fund të debatit parlamentar të votohen rekomandimet në lidhje me këtë temë.

Në mars shpërtheu skandali i mishit nga Belgjika kur në këtë shtet një kompani që kishte importuar mish edhe në Kosovë u mbyll për shkak të kushteve johigjienike të mbajtjes së mishit.

Nëpër komunat kosovare pas këtij skandali janë sekuestruar sasi të shumta të mishit të mbajtura nën standardet e kërkuara për këtë produkt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz