back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeFshehja e të vërtetës për krimet serbe në depot e MPJ të...

Fshehja e të vërtetës për krimet serbe në depot e MPJ të Kosovës

Të ngjajshme

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Shaqir Totaj shkon me biçikletë në një tubim zgjedhor në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka vazhduar praktikën e...

Mbi 500 mijë euro borxhe në ATK, detaje të reja për ndalimin e Mozzik

Reperi Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik vazhdon të...

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

Ju mund të stresoheni shumë shpejtë kur jeni para...
Publicisti Bardhyl Mahmuti ka deklaruar se në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë nuk lë vend pa u përpjekur për të fshehur krimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, ambasadorë, konsuj, deputetë, veprimtarë politik dhe intelektualë janë duke e shpërndarë librin që zhvesh gjenocidin serb në Kosovë.

Ai në një shkrim në Facebook ka thënë se në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ka të tillë që kanë marrë instruksione për të sabotuar shpërndarjen e të vërtetës për gjenocidin serb në Kosovë dhe kanë fshehur në depot e kësaj ministrie librin që zhvesh gjenocidin serb në Kosovë.

Postimi i plotë në Facebook:

Fshehja e të vërtetës për krimet serbe në depot e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. Në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë nuk lë vend pa u përpjekur për të fshehur krimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe duke e paraqitur veten si viktimë e agresionit të NATO-s, ambasadorë, konsuj, deputetë, veprimtarë politik dhe intelektual janë duke e shpërndarë librin që zhvesh gjenocidin serb në Kosovë.

Në dy fotot e para shihet afaristi dhe politikani shqiptar në Gjermani (anëtar i CDU-së), me origjinë nga Kosova, Ilir Hajzer Seferi duke ia dhuruar zonjës Lunaçek librin “Mashtrimi i Madh” në gjuhën angleze. Një mirënjohje e veçantë për të gjithë ata që shpërndajnë në botë të vërtetën për Kosovën. Fatkeqësisht, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ka të tillë që kanë marrë instruksione për të sabotuar shpërndarjen e të vërtetës për gjenocidin serb në Kosovë dhe kanë fshehur në depot e ministrisë në fjalë librat në gjuhën angleze që u janë dhënë falas.
Tri fotot e fundit janë dëshmi për fshehjen e botimit në gjuhën angleze të librit “Mashtrimi i Madh”. Kam bindjen e plotë se krimin e gjenocidit serb nuk do të mund ta fshehin në depot e asnjë ministrie dhe se e vërteta do të del në shesh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz