BallinaLajmePremtohet rregullimi i varrezave të dëshmorëve

Premtohet rregullimi i varrezave të dëshmorëve

Të ngjajshme

Përfundon intervisten Sami Lushtaku

Sami Lushtaku ka përfunduar intervistimin në stacionin policor të...

Valie Export dhe revolucioni feminist në art

Valie Export ishte një nga figurat më të guximshme...

Lushtaku deklarohet para mediave, pasi u lirua në procedurë të rregullt

Sami Lushtaku është liruar në procedurë të rregullt, pas...

Gruda: Ngjarja në Skenderaj është pasojë e klimës së krijuar nga VV’ja

Përparim Gruda, ka reaguar pas ngjarjes së fundit në...

Ofensiva e prillit 1999 ishte përballja më e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj forcave pushtuese serbe.

Kështu u tha me rastin e shënimit të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës në Marec, ku u përkujtuan 47 dëshmorë dhe 37 martirë të Zonës Operative të Llapit, si dhe pesë dëshmorë të Zonës Operative të Karadakut.

Ish-komandanti i Brigadës 153, Fatmir Sopi tha se dëshmorët e kësaj ane do të kujtohen brez pas brezi dhe vepra e tyre do të jetë e pavdekshme.

“Dëshmorët janë të pavdekshëm nga se jeta, vepra dhe heroizmi i tyre do të kujtohen për jetë nga të gjithë kombi  shqiptar brez pas brezi. Ofensiva e prillit ishte përballja më e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj forcave pushtuese serbe, aty më së miri u pa vendosmëria e ushtarëve tanë dhe në veçanti qëndresa dhe heroizmi i këtyre trimave që i nderojmë sot”, tha Sopi.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli thotë se malësia e Marecit ka strehuar në kohën e luftës rreth 60 mijë njerëz nga Prishtina.

Ai si përfaqësues i Komunës së Prishtinës  u zotua se infrastruktura e varrezave të dëshmorëve do të përfundojë së rregulluari.

 

“19 vite më parë është ky objekt i cili gjendet në kurrizin tim që na shërbente për t’i shëruar plagët e ushtarëve tanë. Sot e përkujtojmë rezistencën dhe trimërinë e heronjve tanë, guximin dhe bujarinë e popullatës së kësaj malësie, e cila priti dhe strehoi më se 60 mijë qytetarë të qytetit, të cilët ishin dëbuar nga kryeqyteti i qendrës sonë, ishin nisë në drejtim të kësaj malësie, u pritën, u vendosën, u ushqyen dhe asnjë nuk e lamë të qëndroi në rrugë. Komuna e Prishtinës ka ndarë një buxhet të mjaftueshëm vetëm për të filluar ndërtimin dhe rregullimin e këtyre varrezave dhe unë besoj shumë se në vitin jubilar në 20 vjetorin e betejës së Marecit, këto varreza do të jenë të përfunduara dhe nuk do të qëndrojnë kështu”, tha Pacolli.

Deputeti Shemsi Syla, ish-pjesëtar i UÇK-së, tha se Malësia e zonës së Gollakut, kur atdheu kishte më së shumti nevojë, e kaloi provimin. Ai tha se luftëtarëve, Mareci ua  shtroi sofrën që e ka bërë të pasur dhe ia ka afruar djemtë më të mirë ushtrisë për lirinë e vendit.

Në Betejën e Marecit u përfshin në luftime dy zona operative: Zona Operative e Llapit me Brigadën 153 dhe Zona Operative e Karadakut me Brigadat 171,172 dhe 173.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz