BallinaLajmeKaq pak orë iu deshën AKI-së dhe agjentëve turq që të arrestojnë...

Kaq pak orë iu deshën AKI-së dhe agjentëve turq që të arrestojnë 6 gylenistët

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari “Telenovelë me turq”.

Është ky një dokumentar për operacionin fortë të dyshimtë të autoriteteve kosovare për dëbimin e 6 shtetasve të huaj për në Turqi.

Nga minuta 16:00 e tutje drejtues të shkollave të Fetullah Gylenit në Kosovë tregojnë për InDoks se sa pak orë iu deshën AKI-së dhe agjentëve turq që të kidnapojnë, sipas tyre, të gjashtë gylenistët. Pra, kur përfundoi krejt operacioni i 29 marsit?

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi për herë të parë do të zbulohen detaje të padëgjuara më parë për përfshirjen  direkte të krerëve të shtetit në këtë operacion që çoi në duart e Presidentit Turk, Erdogan 6 gylenistë, që ai i konsideron pjesëtarë të një organizate terroriste me emrin FETO.

Janë rrëfimet autentike të familjarëve të të dëbuarve, drejtuesve të institucioneve arsimore të Fetullah Gylenit në Kosovë dhe drejtues të lartë të shtetit të Kosovës që e shpërfaqin një anë tjetër të kësaj histori që më shumë ngjan si një telenovelë.

A ishte  ligjshëm implikimi i shërbimeve sekrete në këtë operacion kur Kosova ka policinë e rregullt të saj? A kryen vërtetë arrestime agjentët e Erdoganit në tokën kosovare? A mjafton vetëm shkarkimi i një ministri dhe i shefit të AKI-së? A rrezikohen gylenistët e tjerë në Kosovë?  Janë shumë nga pyetjet që marrin përgjigje në këtë dokumentar, që transmetohet në RTV Dukagjini.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz