back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaSportBarcelona shkruan historinë në La Liga, vendos rekord të ri pas 40...

Barcelona shkruan historinë në La Liga, vendos rekord të ri pas 40 vitesh për më shumë ndeshje pa humbje

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Barcelona ka vendosur rekord të ri në kampionatin spanjoll, duke u bërë ekipi që shënon serinë më të madhe të ndeshje pa humbje.

Gjiganti katalunas ka fituar 2-1 në takimin e tyre në shtëpi ndaj Valencias, i vlefshëm për javën e 32-të të La Ligas.

Kjo fitore ka bërë që Barcelona ta shkruaj historinë, duke vendosur një rekord historik në futbollin spanjoll.

Blaguranët janë bërë skuadra me më së shumti ndeshje radhazi pa humbje në La Liga, duke ia thyer rekordin Real Sociedadit.

Barcelona ka arritur në 39 ndeshje radhazi pa humbje, ndërsa klubi bask këtë rekord e kishte arritur mes sezoneve 1978-79 dhe atij 79-80 dhe kishte afër 40 vite pa u thyer.

Lideri aktual i La Ligas ka 32 ndeshje këtë sezon pa humbje në kampionat, ndërsa shtatë ndeshje janë ato të fundit të sezonit të kaluar nën drejtimin e Luis Enriques.

I vetmi futbollistë i cili i ka zhvilluar të gjitha këto 39 ndeshje për gjigantin katalunas është portieri gjerman, Marc-Andre Ter Stegen, i cili llogaritet edhe njëri nga më meritorët.

Ndryshe, me fitoren e sotme ndaj Valencias, Barcelona është shumë afër që të shpallet kampion i La Ligas për këtë sezon. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz