back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmePDK kundër mocionit të LDK-së për rrëzimin e Qeverisë “Haradinaj”

PDK kundër mocionit të LDK-së për rrëzimin e Qeverisë “Haradinaj”

Të ngjajshme

Surprizë në shtëpinë kapsulë: i eliminuari i mbrëmshëm Toney shfaqet sërish

Toney është shfaqur në shtëpinë kapsulë, në oborrin e...

Specialja cakton paraburgimin prej 1 muaji ndaj 7 të pandehurve, të dyshuar për dhënie dhe marrje ryshfeti

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur...

Surprizë në shtëpinë kapsulë: i eliminuari i mbrëmshëm Toney shfaqet sërish

Toney është shfaqur në shtëpinë kapsulë, në oborrin e...

“Po ti koke serb”/ Labinoti shpërthen ndaj Kushtrimit

Këtë herë Labit i ka dalë punë me Kushtrimin,...

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...
- Advertisement -

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë “Haradinaj”, si opsion i LDK-së për të shkuar në zgjedhje të reja parlamentare, mund të dështojë nëse kjo parti llogaritë në votat e deputetëve nga radhët e PDK-së, pasi që kjo parti këmbëngulë në vazhdimin e mandatit qeverisës.

Kështu ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, i cili njëherit është edhe anëtar i Kryesisë së PDK-së. Sipas tij, mocioni i paralajmëruar nga LDK është më tepër lojë politike e kësaj partie, marrë për bazë zgjedhjet brendshme në LDK të cilat mund të mbahen brenda këtij viti.

“Ne jemi të përkushtuar që kjo qeveri të çoi deri në fund mandatit katër vjeçar dhe gjasat nuk janë kurrfare, unë jam shumë i bindur që ky mocion është një lojë politike e brendshme e LDK-së, se kush është më i zhurmshëm kundër këtij koalicioni qeverisës, pasi që si duket edhe zgjedhjet brenda partisë i kanë afër, pra duan të përfitojnë politikisht që të kenë pozita më të fuqishme brenda partisë”, tha Tahiri.

Ai me bindje u shpreh se ky mocion madje nuk do të shkojë as në Kuvendin e Kosovës, por edhe nëse shkon, sipas tij ai “pa dyshim se do të dështojë”,

E largimi i Listës Serbe nga koalicioni qeverisës, për ministrin Tahiri ishte një sfidë, por sipas tij do të tejkalohet brenda një kohë të shkurtër, me kthimin e tyre në qeveri.

“Ditëve të fundit kemi pasur një sfidë me Listën Serbe, por konsideroj se ditëve në vijim do të vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisë dhe koalicionit. Nuk është vullneti i askujt që të shkohet zgjedhje. Konsideroj që është një vullnet i mirë i bashkëpunimit të koalicionit dhe një bashkëpunim i tillë është tregues i jetëgjatësisë së kësaj qeverie”, tha ai gjatë një interviste për “Gazeta Blic”

Ndonëse ka humbur shumicën në Kuvend, Qeveria e Kosovës po e vazhdon punën dhe mandatin kushtetues.

Mbijetesa e Qeverisë, nuk po shihet problem sa po vlerësohet problematike marrja e vendimeve dhe sigurimi i mbështetjes në Kuvend për zbatimin e tyre.

Pas konfirmimit të largimit të Listës Serbe, Qeveria e Kosovës, e cila ishte zgjedhur me 61 vota në Kuvend, edhe zyrtarisht tani mbetet në kuotën e 51 votave, që nënkupton se e ka humbur shumicën.

Vitin e kaluar, Qeveria e koalicionit PDK – LDK, e udhëhequr nga ish-kryeministri Isa Mustafa ishte detyruar të përfundonte para kohe mandatin, pikërisht për shkak të ngritjes së mocionit të mosbesimit nga opozita, por të cilin e kishte mbështetur edhe PDK-ja, si pjesë e koalicionit qeverisës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz