back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaBotëRusia e gatshme për luftë, vjen reagimi pas kërcënimit të Trump: Do...

Rusia e gatshme për luftë, vjen reagimi pas kërcënimit të Trump: Do të përgjigjemi menjëherë

Të ngjajshme

Porsche rikthen Carrera GT me dizajn Le Mans

Porsche riktheu Carrera GT-në në gjendje fabrike me dizajn...

Hysen Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njëherësh kandidat...

Abdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryeministër...
- Advertisement -

Kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump, se do ta sulmojë regjimin e Bashar al-Assadit në Siri, përkundër paralajmërimeve të Rusisë se do të rrëzojë të gjitha raketat, i është përgjigjur zëvendëskryetari i parë i Komitetit të Mbrojtjes së Dhomës së Lartë të Rusisë, Yevgeny Serebrennikov.

Sipas medias ruse “Sputnik”, Serebrennikov ka thënë se ushtria ruse do t’i përgjigjet menjëherë sulmeve amerikane nëse ushtria ruse sulmohet në Siri.

Presidenti amerikan ka paralajmëruar Rusinë që të bëhet gati sepse raketat amerikane do të lëshohen.

Madje, ai ka thënë se ato “do të vinë lezetshëm, të reja dhe të ‘mençura’”.

I gjithë tensionimi i situatës vjen pas sulmeve kimike që presidenti sirian Bashar al-Assad ka urdhëruar ndaj civilëve sirianë. Presidenti Trump, sulmin e ka përshkruar si të “sëmurë” duke e akuzuar presidentin rus Vladimir Putin dhe Iranin për mbështetjen që po i japin atij.

Trump, ka thënë se do të paguhet një çmim i lartë për të gjitha vdekjet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz