back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeTarifat në Rrugën e Kombit nisin nga 2.5 euro deri në 22.5...

Tarifat në Rrugën e Kombit nisin nga 2.5 euro deri në 22.5 euro

Të ngjajshme

Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm

Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka...

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me informatat e para zyrtare

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e Shemsi...

Raporti i KE-së: Kosova i përmbushë kriteret e liberalizimit të vizave

Në raportin e parë për zbatimin e kritereve të...

Humbja e Shemsi Krasniqit: Policia konfirmon rastin në Prishtinë

Vdekja e papritur e Shemsi Krasniqit, i njohur si...
- Advertisement -

Për kryeministrin Edi Rama nuk është dukur e mjaftueshme shifra prej mbi 300 milionësh në vit që sjellin qytetarët që shfrytëzojnë Rrugën e Kombit për të bërë pushime e tregti.

- Advertisement -

Ai nga sot ka vendosur që t’u merr edhe taksë, e cila sillet nga 2.5 minimalja e deri në 22.5 për një drejtim.

Nga vendi i Edi Ramës, motorët do të paguajnë 2.5 euro për një drejtim, ndërkohë veturat 5 euro. Për autobusët e kamionët që shkelin këtë rrugë shpesh, do të jetë një barrë më e rëndë.

Një kalim i autobusit apo kamionçinës do të kushtojë jo më pak se 11.2 euro, ndërkohë për kamionë të mesëm e të mëdha shifrat vazhdojnë të rriten. Kamioni i mesëm për një drejtim do të paguajë 16.2 euro, e kamioni i rëndë 22.5 sosh, shkruan gazeta metro.

I pari që ka reaguar ashpër ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili edhe ideoi dhe dha vendimin për këtë rrugë. Sipas tij, Edi Rama po takson shqiptarët që udhëtojnë tek njëri-tjetri.

Berisha nuk ka hezituar ta quajë ‘turpi i kombit’, ndërkohë që ka përmendur edhe shifrën mbi 300 milionëshe që Shqipëria merr nga Rruga e Kombit.

“Duke filluar nga sot, çdo automjet që do kalojë në rrugën e Kombit do paguajë taksën “Edvin”; 5 deri në 10 euro! Shqiperia nga Rruga e Kombit siguron mbi 300 milionë euro të ardhura ne vit. Në vend që një përqindje e tyre të përdoren për mirëmbajtjen e saj, Edvin Kristaq Rama takson shqiptarët pse udhëtojnë tek njeri-tjetri! Turpi i Kombit!”, ka shkruar ish-kryeministri.

Reagime përveç politikës, ka pasur edhe nga qytetarët e njerëz mediash. Shumë nga ta kanë thënë publikisht se kjo taksë do të ndikojë që shumë kosovarë të mos udhëtojnë aq shpesh për në Shqipëri.

Ndryshe, Shqipëria numrin më të lartë të turistëve e ka nga Kosova. Po ashtu, numrin më të madh të njerëzve që hyjnë në kufijtë kosovarë, janë nga Shqipëria.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz