back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: E kemi obligim të bëjmë korrektime në drejtim të Çakorrit dhe...

Haradinaj: E kemi obligim të bëjmë korrektime në drejtim të Çakorrit dhe Kullës

Të ngjajshme

Tërmet i fuqishëm në Turqi

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 shkallë ka...

Gjendet i vdekur një person në Llapçevë të Malishevës

Një burrë ka humbur jetën mëngjesin e së hënës...

Krasniqi thotë se Kurti përdori Haxhiun për të fshehur dështimin politik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi thotë...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Komisionit për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, të cilët i falënderoi për punën e deritashme. 

Kryeministri tha se argumentet e këtij Komisioni ndihmuan shumë që lidershipi politik të marrë vendimet e duhura shtetërore. Puna e tyre i ka ndihmuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët me ratifikimin e Marrëveshjes i dhanë përgjigje një çështjeje që kishte mbetur pezull plot tre vite. 

“Së bashku me marrëveshjen e ratifikuar dje në Kuvendin e Kosovës, është edhe raporti i Komisionit dhe deklarata e dy presidentëve, të cilat, na obligojnë të bëjmë korrektimet e nevojshme në drejtim të Çakorrit dhe Kullës”, tha Kryeministri Haradinaj, duke shtuar se përkrahja e Komisionit për formimin e trupës së përbashkët me Malin e Zi është jetike në procesin e korrigjimeve të vijës kufitare sipas ligjit të ratifikuar dje. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz