back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeA do të kaloj Demarkacioni? Mungon në seancë Ramiz Kelmendi, kualicioni i...

A do të kaloj Demarkacioni? Mungon në seancë Ramiz Kelmendi, kualicioni i ka vetëm 79 vota

Të ngjajshme

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Ramiz Kelmedni, ende nuk ka arritur në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet Demarkacioni me Malin e Zi.

Deputeti Kelmendi është “vota” e 80 për çështjen e Demarkacionit. Mirëpo ai ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e seancës së sotme dhe në kuvend janë vetëm 79 vota.

Në një prononcim për Gazetën Online Insajderi, Kelmendi ka treguar se nesër do të mund të marr pjesë në seancë ndërkohë që sot do të ketë tretman mjekësor.

“Nuk mundem me marr pjesë sot në seancë, për shkak të trajtimit shëndetësor që e kam me kohë të caktuar, mirëpo nesër do të marr pjesë dhe do ta them qëndrimin tim”, ka thënë Kelmendi për Insajderi.

Në ndërkohë Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në prag të fillimit të seancës së jashtëzakonshme për ratifikimin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është shprehur i sigurt se i kanë 80 votat e mjaftueshme për ratifikimin e kësaj marrëveshje.

“Nuk do të kishim ardh në seancë po mos t’i kishim 80 votat e nevojshme”, ka thënë Haradinaj.

Një ditë para se seancës së tretë të jashtëzakonshme që u thirr brenda muajit, deputeti Ramiz Kelmendi ka ndërruar qëndrim.

Ai deklaroi se nuk do ta votoj demarkacionin për shkak të kërcënimeve ndaj familjes së tij.

“Kam pasur edhe kërcënime personale, ndaj anëtarëve të familjes, i kanë çuar për të më thënë, edhe anëtarëve të familjes, se nëse babai yt voton demarkacionin, ki parasysh ku do të jesh ti”, ka thënë Kelmendi.

Për momentin Prokuroria e Pejës së bashku me Policinë e këtij rajoni kanë qëndruar në shtëpinë e deputetit Kelmendi.

Ata kishin shkuar për ta intervistuar këtë të fundit, lidhur me deklarimet e tij se është kërcënuar përshkak të qëndrimeve pro demarkacionit. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz