back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeHoti tregon dy kërkesat e LDK-së

Hoti tregon dy kërkesat e LDK-së

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës në seancën e jashtëzakonshme për demarkacionin, ka thënë se partia e tij e mbështetë ratifikimin, duke shtuar se Qeveria e Kosovës duhet të japë dorëheqje menjëherë pas ratifikimit të kësaj marrëveshjeje.

“Kur LDK e përkrahte, Haradinaj përdorte fjalë fyesem, por nuk merrem me to. Mbesin nën ndërgjejgje të tij. Pas ratifikimit të marrëveshjes, të jap dorëheqje, të bie Qeveria. Kosovës i duhet qeveri proevropiane, të cilët LDK mund ta sigurojë. Qeveria e re do të kthejë debatin për të mirën e qytetarëve”, tha Hoti, shkruan Periskopi.

Hoti, me ironi tha se i vjen mirë që seanca e sotme po mbahet në një ambient pa gaz lotsjellës e sulme ndaj kryeministrit, siç kishte ndodhur gjatë legjislaturës së kaluar.

Ai tha se ishte pikërisht kryeministri Haradinaj ai që sulmonte në protestën kundër marrëveshjes, por sot po e voton edhe vet.

“Seanca e sotme do të zhvillohet pa gaz lotsjhellës dhe sulm ndaj kryeminsitrit. Njëri që nxiste dhunë dikur ndaj kryeministrit, ishte pikërisht kryemuinistri i vetëm. Ne nuk do ta sulmojmë kryeministrin edhe pse kemi të drejtë ta bëjmë këtë. LDK i gëzohet faktit që sot nuk po bëhet gaz i botës. Ratifkimi i kësaj marrëveshje është votë pro BE. Do të jemi këtu bashkë me juve, ta sjellim edhe njëherë këtë marrëveshje nëse ka vota të reja”, tha Hoti. /Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz