BallinaRegjionaleDrenasPër 4 shtëpi projekti i zgjerimit të rrugës Drenas-Skenderaj ngec 4 vjet

Për 4 shtëpi projekti i zgjerimit të rrugës Drenas-Skenderaj ngec 4 vjet

Të ngjajshme

Projekti për zgjerimin e rrugës nga Polluzha e Drenasit e deri në Klinë të Epërme të Skenderajt ka filluar para katër vjetësh, por ai nuk ka përfunduar pasi që MI-ja nuk ka arritur t’i shpronësojë të paktën 4 shtëpi që pengojnë zgjerimin e rrugës, si dhe një pjesë të tokës te rrethrrotullimi në Klinë të Mesme, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Para 4 vjetësh, saktësisht në tetorin e vitit 2014 dy kompani, njëra nga Drenasi dhe tjetra nga Istogu, kishin fituar tenderin dhe kishin filluar punët për zgjerimin e rrugës me katër korsi nga hyrja në Skenderaj, nga ana e Drenasit e deri në Klinë të Epërme.

Kompania “Al Trade” kishte fituar tenderin për ta zgjeruar rrugën nga xhamia e deri në Klinë të Epërme, ndërsa kompania “Conex” prej xhamisë e deri në Polac, por kryesore, siç kishin deklaruar atëherë përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës, ishte që të përfundojë zgjerimi i rrugës prej hyrje-dalje nëpër Skenderaj, shkruan tutje “Zëri”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz