KEDS ka bërë të ditur se nesër do të ketë reduktime të energjisë elektrikë ne Drenas.
Sipas njoftimit zyrtar të cilin e transmeton drenicapress.info thuhet se me 24.02.2018 në NS 35/10 kV Drenasi do të ndërprehet:
- Dalja 10 kV Shtrubullova (Kodi: 16021004) prej orës 10:00 deri ne ora 13:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Shtrubullovë, Krajkovë, Domanek, Baicë, Tërdevc dhe Obri.
Arsyeja e ndërprerjes: Mirëmbajtje preventive.
Më 24.02.2018 në NS 35/10 kV Parku i Biznesit do të ndërprehet:
- Dalja 10 kV Llapushniku (Kodi: 16023003) prej orës 11:00 deri ne ora 15:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Llapushnik, Orllat, Negroc, Vuqak, Xhurgjice, Shkolla LLapushnik dhe Kleqkë e re.
Arsyeja e ndërprerjes: Mirëmbajtje preventive.
Më 24.02.2018 në NS 35/10 kV Parku i Biznesit do të ndërprehet:
- Dalja 10 kV Komorani (Kodi: 16023007) prej orës 10:00 deri ne ora 13:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Komoran, Komoran lagjeja e Koperativës, Komoran Zogaj, Komoran Ibriqet, Zabel i Lartë, Ujësjellësi Prishtina Komoran, Vukovc (një pjesë) dhe Llapushniku (një pjesë) .
Arsyeja e ndërprerjes: Mirëmbajtje preventive.


