BallinaDrenica +Drenica SportGazetari që intervistoi Munishin tregon se kë e shau trajneri

Gazetari që intervistoi Munishin tregon se kë e shau trajneri

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Arbër Avdyli, gazetari i Super Sport Kosovës, i cili intervistoi Ismet Munishin, në incidentin që dje ishte tema kryesore në sportin e Kosovës, i kontaktuar nga Insporti dha versionin e tij dhe disa detajet të reja rreth rastit.

“Fillimisht më duhet të them se kjo është hera e parë që po më ndodhë diçka e këtillë në karrierë dhe kam qenë në pozitë seriozisht të palakmueshme. Munishi e ka ditur që jemi live dhe reagimi i tij nuk mund të arsyetohet assesi” pohon Avdyli për Insporti.

I pyetur se kë e ka sharë Munishi, Avdyli thotë se “ka qenë një shikues, një djalë i ri që provokonte dhe hedhte fjalë në drejtim të Munishit dhe ky e humbi kontrollin”.

Avdyli thotë se incidenti është pjesërisht pasojë edhe ne natyrës së punës që gazetarët bëjnë. “Kështu e ka puna jonë. Ne intervistojmë njerëzit live, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, kur ende janë gjaknxehtë. Stadiumet në Kosovë janë të tilla që lejojnë që çdokush ose ti afrohet kamerave te tribunat, ose të hyjë që të ofendojë pjesëmarrësit në ndeshje dhe incidente si ky mund të ndodhin. Kjo nuk mund të ndodhë në Evropë”.

Incidenti ndodhi dje në takimin ndëmrhet Dritës dhe Feronikelit, të cilin ekipi mysafir, i prirë nga Munishi, e humbi 0:1.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz