Feronikeli ka pësuar humbje nga Drita me rezultat 1-0.
Kapiteni i Niklit, Behar Maliqi, është ndëshkuar me karton të kuq në këtë takim.
Maliqi ka sqaruar situatën deri te kartoni i kuq, duke shprehur keqardhje për reagimin e tij në fushë.
Sqarimi i Behar Maliqit:
Pas ndeshjes së sotme Drita – Feronikeli, e pashë të arsyeshme të sqaroj sjelljet dhe reagimin tim gjatë ndeshjes. Fillimisht, dua t’i kërkoj falje Kryesisë së klubit, Shtabit teknikë, Tifozëve të Feronikelit – “Tigrave te zi”, të gjithë sportdashësve të futbollit Kosovar dhe sidomos bashkë lojtarëve të mi të cilët i lashë me 10-të lojtar, dhe isha fajtori kryesor për humbjen e ndeshjes së sotme. Në reportazhet e ndeshjes shihet reagimi im jo sportiv, mirëpo nuk shihen disa sekonda të mëparshme të ndeshjes ku pata goditje dhe provokime nga ana e kundërshtarit. Gjithsesi pranoj se nuk ka justifikim që të sillem në atë mënyrë, dhe nuk duhet të më ndodh mua si një lojtar me eksperiencë. Këto sjellje nuk janë në karakterin tim dhe në kulturen time. Prandaj dua të shpreh keqardhjen time për reagimin në ndeshjen e sotme.
Me respekt,
Behar Maliqi