back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaRegjionaleDrenas7 persona të arrestuar në Drenas

7 persona të arrestuar në Drenas

Të ngjajshme

Shukri Buja: Çdo fëmijë në Lipjan do të mësojë edhe notin

Kandidati i PDK-së për Lipjanin, Shukri Buja, deklaron se ...

Umtiti merr vendimin e papritur si futbollist

Futbollisti, Samuel Umtiti ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen e tij...

Policia e Kosovës përmes raportit të saj ka bërë të ditur se janë arrestuar 7 persona të dyshuar, të cilët janë të përfshirë në konfliktin e djeshëm në hyrje të qytetit të Drenasit. Në raportin e policisë thuhet:

VRASJE NË TENTATIVË

Gllogoc, më  17.02.2018-16:20. Janë arrestuar shtatë (7) të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që dyshohet se të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme janë përfshirë në rrahje. Njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të gjashtë (6) të dyshuarve tjerë dhe për pasojë lëndime kanë pësuar të gjithë (7) të dyshuarit, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit Glock-17, cal-9×21, një fishekë dhe pesë gëzhoja të kalibrit të njëjtë, një shufër metalike dhe një shkop druri, ndërsa është sekuestruar edhe një veturë e cila dyshohet të jetë e përshirë në rast. Me vendim të prokurorit, është bastisur shtëpia e të dyshuarit që ka shtënë me armë, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit policor, tre (3) prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse katër (4)  kanë vazhduar tretmanin mjekësor.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz