back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaKulturëTeatri i Të Rinjve të Mitrovicës u paraqit me shfaqje “Fati ndryshohet"

Teatri i Të Rinjve të Mitrovicës u paraqit me shfaqje “Fati ndryshohet”

Të ngjajshme

ANP “Adem Jashari” kishte mbi 4.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

Aeroporti i Prishtinës, Adem Jashari ka njoftuar gjatë vitit...

Dështon transferimi i Matetas te Milani

Jean-Phillipe Mateta nuk do t’i bashkohet Milanit. “Rossonerët”, vendosën që...

Të dënuarit në burgun e Prizrenit certifikohen për “menaxhim të zemërimit”

Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është bërë shpërndarja...

Për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të mërkurën në ambientin e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica” është realizuar shfaqja “Fati ndryshohet” për të gjithë nxënësit e shkollave të Komunës së Mitrovicës.

Shfaqje kjo e cila është përgatitur nga Teatri i Qytetit të Mitrovicës në bashkëpunim me Drejtorin Rajonale të Policisë në Mitrovicë.

Për të ndjekur këtë shfaqje të pranishëm ishin Drejtori i DKRS ,Tafil Peci, drejtori i Teatrit te Qytetit të Mitrovicës, Adem Zhitopotoku, nxënës dhe drejtor nga shkollat e Mitrovicës, si dhe arsimtar e perfaqësues të lart nga drejtoria Rajonale në Mitrovicë.

Tematika e kësaj shfaqje teatrale ishte vetëdijesimi dhe parandalimi i dukurive negative nëpër shkolla, me theks të veçantë përdorimi i substancave narkotike nga të rinjtë.

Fillimisht hapjen e shfaqjes e bëri drejtori i Teatrit të Qytetit të Mitrovicës, Adem Zhitopotokun, i cili për të shenuar festën e madhe të 10 vjetorit te Pavarësisë së Kosovës solli serisht shfaqjen teatrale ” Fati ndryshohet”.

Për ta bërë më madhështore këtë shfaqje , DKRS-ja në krye me drejtorin Tafil Peci, ndanë mirënjohje për Policin Rajonale në Mitrovicë si dhe për ekipin e shfaqjes “Fati ndryshohet “.

Vlen të theksohet se në këtë shfaqje, rolet i interpretuan këta aktorë:

Diellore Ahmeti, Arlind Ismajli,Xhulijan Azemi,Teuta Hajra,Festina Musliu,Drilona Beka,Blerina Murseli,Rijona Vojvoda,Alba Isa,Arlinda Hajra dhe Endrit Islami.

Fotografia e Komuna e Mitrovicës - Faqe zyrtare

Fotografia e Komuna e Mitrovicës - Faqe zyrtare

Të Fundit

Sport

ShowBiz