back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeZyra e Kryeministrit blen me paratë tona një iPhone - çmimi vetëm...

Zyra e Kryeministrit blen me paratë tona një iPhone – çmimi vetëm 890 euro

Të ngjajshme

Devolli Group nderohet në Oxford me Çmimin prestigjioz “European Quality Award”

Devolli Group, një nga korporatat më të fuqishme dhe...

AGK thirrje VV-së dhe Osmanit: Sami Kurteshi të largohet nga KQZ

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar fuqishëm gjuhën...

Hoxhaj: Kosovës i duhet kthjellim politik në 2026, përndryshe rrezikon të humbasë edhe 10 vjet tjera

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka dhënë një paralajmërim...

Cilësi dhe çmim që ta qetëson shpirtin

Në një treg ku çmimet ndryshojnë çdo ditë, Petrol...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, brenda 6 muajve të qeverisjes ka blerë dy herë telefona të mençur për zyrën e tij, duke shpenzuar mijëra euro. Blerjen e parë, në vlerë prej 8 mijë eurosh, zyra e shefit të qeverisë e ka bërë fiks një javë pasi ka filluar punën. Një iPhone, në vlerë prej 890 eurosh, është blerë edhe sot.

Personeli i zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në javën e parë të fillimit të punës ishte shpërblyer me nga një “dhuratë”.

Ndonëse nuk ishte bërë ende një javë që kishin filluar punën, atyre u patën blerë nga një telefon i ri.

Në njoftimin e publikuar në KRPP ishte treguar se Zyra e Kryeministrit për “Furnizim me telefona mobilë”, ka shpenzuar fiks 8 mijë euro, shkruan Gazeta Express.

Blerja e tyre ishte kritikuar fort nga shoqëria civile e njerëz të politikes. Por, në Qeverinë e Kosovës patën thënë se blerja e telefonave të mençur ishte e domosdoshme.

“Telefoni celular sot konsiderohet mjet pune për një profil të caktuar të punonjësve në Kryeministri dhe jo mall luksi siç pretendoni ju. Prandaj është vendosur, që në përputhje me normat e prokurimit publik, të shpallet tender për 14 telefona celularë, me të cilët do të pajiset stafi për komunikimit publik dhe ai politik”, thuhej në një sqarim të zyrës së Kryeministrit për Gazetën Express dhënë muaj më parë.

Mirëpo, blerja e telefonave të mençur nuk ka përfunduar këtu.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës edhe sot është furnizuar me një telefon të mençur -iPhone.

Në njoftimin e bërë në KRPP nuk është treguar se kujt i blihet ky telefon, veç se është treguar se ai kushton jo më pak se 890 euro.

“Zyra e Kryeministrit. Furnizim me Iphone Numri i tenderëve te përgjegjshëm: (3 ). Fituesi i tenderit është kompania “MOBI  GEGA”.  Vlera e përgjithshme e kontratës: € 890.00”, thuhet ne njoftimin e bërë në KRPP.

Në fund është treguar se kontrata mes kompanisë fituese dhe zyrës së kryeministrit është nënshkruar më 05.02.2018. / F.Shala. /Gazeta Express/.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/zyra-e-kryeministrit-blen-me-parate-tona-nje-iphone-cmimi-vetem-890-euro-496768/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz