BallinaLajmeBedri Hamza nuk i bindet Kryeministrit, anulon vendimin për rritje të pagave

Bedri Hamza nuk i bindet Kryeministrit, anulon vendimin për rritje të pagave

Të ngjajshme

Fernandes e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj Bournemouthit (VIDEO)

Pas një ore lojë, është zhbllokuar ndeshja mes Bournemouthit...

Finalja ndaj Arsenalit, Guardiola konfirmon mungesën yllit të skuadrës

Të dielen në ”Wembley” zhvillohet finalja e FA Cup. Nga...

Bëhet zyrtar emri i parë i ftur nga Sylvinho

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho nesër do të publikoj listën...

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka vendosur të mos e zbatojë vendimin e qeverisë për rritjen e pagave. Gazeta Express merr vesh se vendimi për rritje të pagave do të shtyhet për një datë të pacaktuar.

“ Është marrë vendimi. Pagat e qeveritarëve do të dalin pa rritje. Vendimi për rritjen e tyre do të shqyrtohet dhe njëherë. Vendimi zyrtar për këtë çështje bëhet e ditur nesër”, kanë treguar burime të Express brenda Qeverisë.

Ky hap vjen vetëm një ditë pas daljes konstatimit të Agjencisë Kundër Korrupsionit se vendimi i marrë nga ekzekutivi është i kundërligjshëm.

Vendimi i Kryeministrit Haradinaj për rritje pagash të të gjithë kabinetit të tij shkaktoi reagime dhe polemika të shumta nga zyrtarët.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me një vendim ia kishte dyfishuar vetes pagën dhe pesë zëvendëskryeministrave të vet, duke ia kaluar me pagë bruto edhe presidentit Hashim Thaçi e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Deri më tash paga e kryeministrit ka qenë rreth 1500 euro, deri sa tash e tutje ajo do të jetë 2950 euro.

Po ashtu, me ketë vendim të tij, paga e zëvendëskryeministrit tash e tutje do të jetë 2500 euro, deri sa e ministrave nga 2000 euro./Gazeta Express/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz