BallinaLajmeWashington Post publikon deklaratën e QUINT-it për Kosovën

Washington Post publikon deklaratën e QUINT-it për Kosovën

Të ngjajshme

Aksident i rëndë në Skenderaj, 6 persona bëhen për spital

Gjashtë persona janë dërguar për trajtim mjekësor si pasojë...

Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, Ministri i...

Dy gjigantët anglezë kontaktojnë me agjentin e lojtarit 50-milionësh të Realit

Real Madridi është përballur shpesh me interesim nga Premierliga...

Edmond Hajrizi emërohet Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi

Lideri i Kosovës në edukim, inovacion dhe menaxhim të...

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj personit që dyshohet se vrau vëllain e tij në Pejë

Prokuoria Themelorë në Pejë, ka bërë kërkesë për caktimin...

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë ultimatumit të pesë ambasadave të shteteve perëndimore në Kosovë ndaj udhëheqësve të vendit për Gjykatën Speciale.

E përditshmja e njohur amerikane, The Washington Post, ka raportuar për flakareshat e rëndë të shteteve të Quint’it – Amerikës, Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë – për kryeministrin Ramush Haradinaj, presidentin Hashim Thaçi, dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Gazeta nga Uashingtoni, duke cituar agjencinë The Associated Press, ka njoftuar se këto pesë shtete, nëpërmjet një deklarate, kanë bërë të ditur se janë “thellësisht të shqetësuar me përpjekjet e vazhdueshme për të zhvlerësuar punën e Dhomave të Specializuara, si dhe vendimin e Presidentit për të falur tre të dënuarit për vrasje, në të ashtuquajturin “rasti i familjes Hajra”.

The Washington Post ka shkruar se pesë shtetet mike të Kosovës kanë thënë se Dhomat e Specializuara, në veçanti janë pjesë e rëndësishme e përkushtimit të Kosovës për sundim të ligjit dhe angazhimit të Kosovës për të adresuar krimet e kryera në territorin e saj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz