back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeA e pengon vendimi i Gjykatës Albin Kurtin që të bëhet kryetar...

A e pengon vendimi i Gjykatës Albin Kurtin që të bëhet kryetar i VV-së dhe Kryeministër

Të ngjajshme

Krishtlindjet festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë kur ndezen dritat

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, iu...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Avokati Tomë Gashi ka komentuar aktgjykimin ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gashi në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka thënë se ky vendim i kushtëzuar ndaj deputetëve nuk pengon që asnjëri nga deputetët të merret me punën e tij dhe po ashtu nuk kanë kurrfarë efekti as te kandidimi i Albin Kurtit për të parin e VV-së.

Tutje ai e ka quajtur vendimin ndaj deputetëve të VV-së kryekëput politik.

“Vendimet e kushtëzuara të cilat janë bërë me qëllime politike nuk e pengojnë asnjërin nga deputetët që të merret me punën e tij si deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe po ashtu nuk kanë kurrfarë efekti në kandidimin e Albin Kurtit si kryetar i ardhshëm i Lëvizjes Vetëvendosje”, ka deklaruar Gashi, raporton Gazeta Blic.

Avokati Gashi ka dhënë kritika të ashpra ndaj gjyqtarit Beqir Kalludra dhe njëherit i ka cilësuar si vendim politik dënimin e kushtëzuar ndaj Kurtit, Kadaj-Bujupit, Haxhiut e Topallit.

“Edhe pse këto dënime të kushtëzuar janë kryekëput politike për shkak se aktiviteti i Albin Kurtit dhe të tjerëve në Lëvizjen Vetëvendosje në rastin e hedhjes së gazit lotsjellës ka qenë akt kritik dhe është bërë për ta ruajtur territorin e Kosovës për të mos lejuar formimin e Zajednicës apo Asociacionit të Komunave me shumicë serbe sepse nëse këto të dyja do të lejoheshin Kosova do të humbte mbi 8 mijë e 500 hektarë tokë dhe nëse Zajendica do të lejohej faktikisht Kosova do të mbulohej me një farë lloji merimange ku do të ishte krejtësisht një shtet jo-funksional”, ka thënë ai. 

Ndryshe, deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli janë shpallur fajtorë lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Albin Kurti u dënua me një vjet burg , Albulena Haxhiu me 1 vjet e 3 muaj, Donika Kadaj me 1 vjet e 6 muaj dhe Faton Topalli me një vjet e 2 muaj.
Të gjitha këto dënime janë me kusht me periudhë verifikimi 2-vjeçare.

Aktgjykimi për deputetët e Vetëvendosjes u shpall në Gjykatën Themelore në Prishtinë pa prezencën e të akuzuarve, pasi ata ashtu si kishte paralajmëruar deputetja Albulena Haxhiu nuk do të shkonin në seancë për ta dëgjuar këtë vendim.

/GazetaBlic

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz