Para disa minutave ka ndodhur një aksident në Komoran, njofton një lexues i Gazetës Express.
Një veturë e përfshirë në aksident ka rënë në ara, ndërsa policia ka dalur në vendin e ngjarjes.
Sipas këtij lexuesi nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona.
Për shkak se kohëve të fundit janë shtuar aksidentet Policia vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.
Vetëm gjatë muajve janar-nëntor 2017 në Kosovë kanë humbur jetën 119 persona në aksidente të ndryshme trafiku./Express