back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeThaçi tregon si e detyruan dhe mashtruan ndërkombëtarët për Gjykatën Speciale

Thaçi tregon si e detyruan dhe mashtruan ndërkombëtarët për Gjykatën Speciale

Të ngjajshme

- Advertisement -

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se e kanë detyruar ndërkombëtarët që të themelohet Gjykata Speciale përmes Kuvendit të Kosovës, por thotë se për këtë gjykatë ai mban ende mendimin e njëjtë sikurse në vitin 2015.

- Advertisement -

Thaçi, i cili kishte bërë të pamundurën që Gjykata Speciale të mandatohet në Kuvendin e Kosovës, tash është bërë kundërshtari kryesor i saj. Ai ka thënë se përveç detyrimit, ndërkombëtarët ishin zotuar se me aprovimin e kësaj gjykate, Kosova do të përfitonte themelimin e Ushtrisë, liberalizimin e vizave, anëtarësimin në UNESCO, INTERPOL dhe në Këshillin e Evropës, shkruan Periskopi.

Por thotë se asgjë prej këtyre gjërave nuk ndodhi.

“Realisht atë që e kam menduar në vitin 2015, e mendoj edhe sot. Gjykata Speciale është një padrejtësi historike ndaj Kosovës, edhe ndaj UÇK-së. Ndërkombëtarët na kanë detyruar, me kërcënimin se do të marrin masa tjera drastike në raport me vendin. Dua ta potencoj diçka: nuk ka gjykatë që e lëndon luftën time për Kosovën. Ka qenë detyrimi ndërkombëtar, dhe e dyta zotimi i ndërkombëtarëve se Kosova lëviz drejt ushtrisë, drejt liberalizimit të vizave, anëtarësimi në UNESCO, INTERPOL dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Asnjëri zotim i ndërkombëtarëve nuk ndodhi, edhe pse Gjykata Speciale u aprovua”, tha Thaçi në Klan Kosova, shkruan Periskopi.

Presidenti foli edhe për nismën e Organizatave të Dala nga Lufta për peticionin e nënshkruar nga 15 mijë persona. /Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz