Trajneri i Liverpoolit ka folur për barazimin 3-3 kundër Arsenalit, duke insistuar se problemi nuk është se skuadra e tij nuk mbrohet.
“Për të qenë i sinqertë, nuk është e vërtetë se kam stil ofansiv. Së pari dëshiroj të mbrohem sepse kjo është baza për gjithçka tjetër. Gjëja më e mirë është të mbrohesh me 10 lojtarë ofansivë, sepse kur pastaj e merr topin, ke më shumë gjasa të shënosh. Ne patëm taktikë mbrojtëse, sepse luajtëm 4-5-1 dhe të gjithë kishin përgjegjësi në mbrojtje”, u shpreh Klopp.
“Nuk ka asnjë lojtarë që nuk kthehej në mbrojtje, pro golat nuk erdhën për këtë. Golat i pësuam sepse i lejuam të harkojnë dhe të gjuajnë në portë”, theksoi ai.
Ndër sa i përket veprimit të portierit Simon Mignolet, i cili pësoi gol prej largësisë pasi e përceptoi keq gjuajtjen e Granit Xhakës, Klopp tha se ky ishte gabimi i parë i tillë i francezit, dhe se kjo nuk do të ndodh më.
“Nuk flasim për këtë tani, kjo është detyrë e imja. Është e qartë se të gjitha e parë atë gabim, dhe se kjo nuk do të ndodh kurrë më. Ai nuk ka pësuar kurrë një gol të tillë dhe nuk kemi pse të e bëjmë të madhe këtë punë”, deklaroi trajneri gjerman.