back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaRegjionaleMesazhi prekës i shkollës për Qëndresën e cila vdiq mbrëmë

Mesazhi prekës i shkollës për Qëndresën e cila vdiq mbrëmë

Të ngjajshme

Cila kryeson në Instagram, gruaja e Messit apo CR7?

Në rrjetet sociale shihet qartë se sa është popullariteti...

Dua sfidon trendet me një “look” që guxon pak kush

Ylli kosovar me famë botërore, Dua Lipa, ka tërhequr...

Presidentja Osmani pret në takim sot homologun hungarez

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të presë sot...

Moti mbi vendin tonë

Sot (e hënë) parashihet të mbajë mot ki vranët...

Vdekja e hershme e 15 vjeçares, Qendrsa Syla në aksidentin rrugorë, si dhe lëndimi i motrës së saj, ka prekur të gjithë.

Përmes një përkujtimi, shkolla ku vijonte mësimet ka shkruar disa rreshta mjaftë prekëse, duke ngritur lartë personalitetin e saj që në këtë moshë të hershme rinore, shkruan Drenica Press.

Ja sesi e përkujtohet e ndjera nga shokët dhe shoqet e saj

Përkujtim

Të pikëlluar familje Syla, farëfis e miq të familjes, nxënës e mësimdhënës! Sot si asnjëherë, jemi të pikëlluar dhe plot dhimbje në shpirt. Sot po ndahemi fizikisht nga bija juaj, nxënësja dhe shoqja jonë, Qëndresa.
Sot qielli është i zymtë dhe të zymta janë edhe fytyrat tona. Zemrat na janë coptuar e shpirti na është lënduar nga kjo ndarje. Sot, Qëndresa, ti po ndahesh nga ne, por zymtësinë fytyrave tona do t’ua largojë kujtimi i perjetshëm për ty. Kjo ndarje është e rëndë dhe e dhimbshme për ne. Ti u nise në rrugëtimin në të cilin do nisemi secili prej nesh, se kështu don Zoti i Madhërishëm.
Qëndresës fatalisht, iu ndërprenë ëndrrat që nuk i kishte të pakëta, iu ndal hovi për nxënien e dijës, iu mor e drejta për të shijuar lumturinë dhe kënaqësitë e kësaj bote, e botës së saj të vajzërisë. Qëndresa erdhi bashkë me Agnesën për një ditë në këtë botë, por ajo sot po kthehet e vetme në përjetësi. Agnesa do të na kujtojë atë në dukje e në sjellje, në punë e në vepra.
Qëndresa e donte jetën dhe e tillë ishte, plot jetë. Është kohë e shkurtër që kur të njohëm , por ishe aq e afërt, aq e dashur, aq e shoqëruar dhe aq e formuar për moshën tënde, saqë na duket se te kemi njohur prej vitesh.
Do të kujtojmë për sjelljen shembullore, për ndrojtjen tënde që tregonte pjekurinë e hershme, do të kujtojmë për çiltërsinë dhe pastërtinë e shpirtit. Do të kujtojmë për edukatën me të cilën i bëje krenarë prindërit dhe gjithë neve të cilët të rrinim përreth. Do na mungosh shumë. Karrigën në klasë na e le bosh dhe ashtu bosh do ta lëmë edhe vendin në bankën tënde, e sipër saj do vendosim një lule kujtim për ty, ashtu siç ishe edhe vet, porsi një lule e njomë, plot jetë e aromë.
Qëndresë! Ne do të të kujtojmë përherë sa te jetë jeta dhe kjo ndarje nga ti do të mbetet vrragë e thellë në zemrat tona, por kujtimi për ty do të jetë melhem për të.
Njeriu nuk e don vdekjen, por shpirti e don përjetësinë! U prehsh në parajsë, Qëndresa! Kujtimi për ty do mbetet i përjetshëm për ne! I lehtë të qoftë dheu i kësaj toke!

Drejtoria e shkollës, nxënësit , mësimdhënësit, i gjithë stafi i SHMLM ,, Dr. Xhekadin Deda’’ dhe Këshilli i prindërve në emër të të gjithë prindërve, i shprehin ngushëllime shokëve të klasës së Qëndresës klasës X-1, familjes së ngushtë dhe të gjerë Syla, dhe gjithë miqve dhe të afërmëve të familjes së të ndjerës!

Image may contain: 1 person, standing, sky and outdoor

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz