back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeJa kur do të kryhen pagesat e komisionerëve të angazhuar gjatë zgjedhjeve?

Ja kur do të kryhen pagesat e komisionerëve të angazhuar gjatë zgjedhjeve?

Të ngjajshme

Kapen 215 kg substanca narkotike në Janinë, shqiptarja përplaset me policinë

Një sasi e madhe droge u sekuestrua nga Departamenti...

I mituri nga Fushë-Kosova raportohet se u dhunua në Ferizaj- Policia jep detaje nga rasti

Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me rastin...

Hoxhaj: Kurti ka bërë politikë antishqiptare dhe antiamerikane

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj tha në...

Arbrashi: Presim ti fitojmë mbi 50% të votave

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi është...

Në zgjedhjet lokale në Kosovë të organizuara me 22 tetor dhe 19 nëntor kanë qenë të angazhuar rreth 25 mijë persona duke përfshirë këtu edhe komisionerët. Por tash e sa kohë ka ankesa rreth mos pagesës së kontributit të tyre në zgjedhje.

Indeksonline po vazhdon që të pranoj mesazhe nga persona që pohojnë se nuk janë paguar për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet lokale.

Kurse Indeksonline ka kontaktuar me Ministrinë e Financave, përkatësisht zyrtarin për informim të këtij dikasteri, Muharrem Shahini i cili ka pohuar se janë ekzekutuar pagesat në bazë të listave të cilat i kanë pranuar nga KQZ.

“Lidhur me çështjen e pagesave nga KQZ për komisionarët e angazhuar në zgjedhjet lokale, Thesari  ka ekzekutuar pagesat për komisionarët e angazhuar në zgjedhje sipas listave me të dhënat e dërguara nga KQZ, në një proces gradual disa ditor” ,ka thënë ai.

Kurse sa i përket gabimeve në lista për të cilat është raportuar pak kohë më parë nga Indeksonline, Shahini tha se ditën e djeshme janë ri-pranuar listat e reja me rreth 2 299 persona të cilat do të procedohen në bankë dhe do të kryhet pagesa.

“Me datë 11.12.2017 nga KQZ kemi  pranuar edhe disa lista për ri-pagesa  me 2,299  përfitues të cilat janë ekzekutuar më herët nga Thesari por për shkak te gabimeve në të dhëna, kryesisht në llogaritë bankare janë kthyer nga bankat komerciale. Këto pagesa Thesari do të procedojë në bankë ne një afat optimal”, përfundoj Shahini.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në Kosovë janë mbajtur në dy raunde, fillimisht me 22 tetor për t’u ripërsëritur me rastin e shkuarjes në balotazh me 19 nëntor./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz