back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaShqiptareNesër do të tronditet politika shqiptare. Ja çfarë pritet të ndodhë

Nesër do të tronditet politika shqiptare. Ja çfarë pritet të ndodhë

Të ngjajshme

25 vjet nga vdekja e Jashar Salihut

Janë bërë 25 vjet nga vdekja e Jashar Salihut,...

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Nesër pritet të mbajë mot me intervale me diell. Sipas...

Borxhi ndaj KRU “Prishtina” kalon 45 milionë euro, paralajmërohen shkyçje dhe përmbarim

Borxhi total i konsumatorëve ndaj KRU “Prishtina”, që përfshin...

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Nesër pritet të mbajë mot me intervale me diell. Sipas...

Tërmeti në Kosovë, shqetësim ndërtimet e një dekade pas luftës

Një tërmet i lehtë 3.1 shkallë ka goditur Kosovën...

Televizioni Top Channel ishte i pari që publikoi dosjen e Katanias, 416 faqe të saj, ku përmendet emri i ish-ministrit Tahiri.

Gjatë kësaj kohe, ky TV ka ndjekur më kujdes zhvillimet e kësaj çështje, duke sjellë në vëmendje daljen e fundit jashtë shtetit të ish-ministrit Tahiri dhe rrëzimin e pretendimeve se udhëtimi kishte të bënte me arsye familjare.

Gjatë kësaj ne kohe, si gazetarë, kemi zhvilluar hetimet tona, në një pistë që hedh më shumë dritë, të paktën për publikun e gjerë, për çështjen në fjalë. Hulumtimet tona si gazetarë na kanë çuar sërish në Itali, në Katania, andej nga ka ardhur edhe dosja e plotë e çështjes Tahiri-Habilaj.

Kujtojmë që dosja Habilaj-Tahiri, që Top Channel publikoi i pari dhe ekskluzivisht, përmban 416 faqe. Kurse dosja e plotë që ka ardhur me letër-porosi nga Italia është 1800 faqe.

Pra, ajo që është bërë publike nga kjo dosje, është vetëm maja e ajsbergut e një historie që mund të trondisë ekuilibrat e politikës shqiptare. Top Channel do të publikojë nesër vazhdimin e hulumtimit të vet për këtë çështje, i udhëhequr vetëm nga një shqetësim: ai i së vërtetës dhe interesit publik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz