back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaShqiptareI ngacmoi gruan, pronari i lokalit vret klientin në Lushnje (Foto)

I ngacmoi gruan, pronari i lokalit vret klientin në Lushnje (Foto)

Të ngjajshme

Hysen Durmishi ka një lajm të mirë për banimin e përballueshëm social

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, njëheresh kandidat për deputet...

Familjarët e Edit largojnë Dolcen nga rrjetet sociale të tij

Pas një periudhe tensionesh dhe paqartësish, lidhja mes Edit...

Fatmir Limaj e nis fushatën të enjten nga Pallati i Rinisë

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka njoftuar se fushatën...

Instituti i Mjekësisë Ligjore me Kod të ri Etike

Ministri në detyrë i Drejtësisë ka njoftuar se sot...

Një 42-vjeçar është vrarë në ambientet e një lokali në fshatin Goricaj në Lushnje. Judmir Stambolliu është qëlluar me çifte nga pronari i lokalit, Petrit Toromeni gjithashtu 42-vjeç. Ngjarja ka ndodhur pak minuta para mesnatës. Policia ka arrestuar pronarin e lokalit si autor të dyshuar të vrasjes.

Burime policore në vendin e ngjarjes i thanë lapsi.al se viktima ka qenë duke pirë në lokalin në qendër të fshatit dhe ka nisur të ngacmonte bashkëshorten e pronarit te lokalit. Ky ka qenë shkaku kryesor i nisjes së debatit.

Autori dhe viktima nisën të debatonin me fjal, por më pas pronari është ngjitur në katin e dytë ku kishte banesën dhe ka marrë çiften dhe ka qelluar mbi 42-vjecarin. Vdekja ka qenë e menjëhershme. Në ambientet e lokalit kishte edhe persona të tjerë. Sipas policise viktima ishte person me precedentë të mëparshem penal. Ai kishte disa muaj qe kishte dale nga burgu ku kishte kryer denimin prej 15 vitesh per shfrytezim prostitucioni./lapsi.al/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz