BallinaLajmeHaradinaj: Liberalizimi, shumë shpejt

Haradinaj: Liberalizimi, shumë shpejt

Të ngjajshme

Kosovës i shtohen edhe 17 gjyqtarë të rinj

Në Presidencën e Kosovës është mbajtur ceremonia e betimit...

Mourinho vendos disa kushte për tu rikthyer si trajner i Real Madridit

Jose Mourinho ka vendosur disa kushte për tu rkthyer...

Mbyllet përkohësisht një rrugë e kryeqytetit

Rruga “Vicianum” në lagjen Arbëria në Prishtinë do të...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e re që tashmë ka nisur, duke prezantuar shkurtimisht programin qeverisës, ka thënë se kjo qeveri do të sjellë rritje ekonomike prej 7 për qind.

Ai po ashtu, ka thënë se do të punohet në shumë fusha, si në arsim, shëndetësi, ekonomi e drejtësi.

Haradinaj më tej, ka thënë se prioritet i qeverisë do të jetë edhe punësimi i qytetarëve të Kosovës.

“Vizioni është hapja e vendeve të reja të punës dhe zhdukja e varfërisë ekstreme. Rritje ekonomike do të ketë 7 për qind. Ne do të realizojmë projekte të mëdha zhvillimore që do të ndikojnë në zvogëlimin e papunësisë. Do të mundësojmë edhe rritje të pagave të sektorit publik”, tha Haradinaj.

Shefi i ekzekutivit më tej, tha se do të punohet edhe drejt procesit të njohjeve të reja, liberalizimit, e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

“Do të përmbushim kriteret e mbetura të liberalizimit të vizave, për një kohë të shkurtër do ta sigurojmë liberalizimin e vizave”, theksoi ai.

Pos kësaj, Haradinaj tha se do të bëhet edhe transformimi i FSK-së në ushtri, në bashkëpunim me NATO-n, transmeton ZËRI.

Ndërkohë, foli edhe rreth procesit të dialogut me Serbinë, me ç’rast tha se ky dialog do të përmbyllet suksesshëm.

“Ne synojmë ndërtim të marrëdhënieve fqinjësore edhe me Serbinë. Do ta përmbyllim suksesshëm dialogun me Serbinë. Kemi kërkuar inkuadrim të SHBA-ve dhe dialogu duhet të ketë kufizim kohor dhe emri i këtij dialogu do të jetë njohja reciproke”, nënvizoi ai. /ZËRI/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz