BallinaLajme“Finlanda mbështet Kosovën në zbatimin praktik të reformave”

“Finlanda mbështet Kosovën në zbatimin praktik të reformave”

Të ngjajshme

Gjendet e vdekur gruja e zhdukur në Deçan, nga FSK-ja japin detaje

Është gjetur e vdekur 55-vjeçarja që u raportua e...

Drejtori Dibrani zhvilloi takim lamtumirës me atasheun e ICITAP-it, Kimberly Riffe

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail...

Miratohen ndryshimet për Komisionin për Verifikimin e Statusit të të Dhunuarve gjatë Luftës

Gjatë mbledhjes së Qeverisë në detyrë të Kosovës është...

Përkushtimi, puna afatgjate dhe uniteti kombëtar janë vlerat të cilat e kanë karakterizuar Finlandën përgjatë rrugëtimit 100-vjeçar si shtet i pavarur, ka thënë ambasadorja finlandeze, Anne Huhtamaki. Standardi i lartë i jetesës, stabiliteti, edukimi cilësor, sundimi i rendit dhe ligjit janë disa prej të arriturave të Finlandës që ka listuar Huhtamaki në intervistën dhënë “Kohës Ditore”. Ajo ka thënë se Kosovën e pret një punë po aq e vështirë për ta përmbushur synimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Finlandës i është dashur të punojë shumë për t’u bërë anëtare e BE-së në vitin 1995. Ne është dashur të trajnojmë njerëzit tanë, përfshirë politikanët për t’u harmonizuar me sistemin dhe legjislacionin evropian. Kështu që unë inkurajoj Kosovën të punojë në këtë drejtim, pasi e pret një punë e vështirë”, ka thënë ambasadorja finlandeze.

Duke folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, ambasadorja Huhtamaki ka thënë se vlera e investimeve për këto 17 vjet ka qenë 55 milionë euro, veçanërisht në krijimin e mundësive më të mira dhe për punësimin e të rinjve, grave, minoriteteve dhe personave me nevoja të veçanta.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz