Pas incidentit në Skenderaj ka reaguar ish-deputeti Nuredin Lushtaku.
Lushtaku deklaroi para mediave se nuk beson që kryetari i Skenderajt e ka rrahur Hysni Mehanin.
“Qysh ka ndodhë dhe tek ka ndodhë nuk e di. Unë cka kam kuptu prej njerëzve, është që e kanë rreh qytetarët”, ka thënë ai.
“Nuk e besoj që Sami Lushtaku e ka prek me dorë. Nëse flasim shumë thjeshtë si qytetar, ndash me politikë ndash pa politikë, kur t’i teket e nxen e rreh shuplaka gojës, ka mujt me rreh moti. Po nuk besoj që e ka prek me dorë”, ka shtuar Nuredin Lushtaku.