BallinaLajmeMusliu-Shoshi: Dhuna nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë zgjidhje

Musliu-Shoshi: Dhuna nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë zgjidhje

Të ngjajshme

Miratohen ndryshimet për Komisionin për Verifikimin e Statusit të të Dhunuarve gjatë Luftës

Gjatë mbledhjes së Qeverisë në detyrë të Kosovës është...

Qeveria në prag të rënies: Edhe një tjetër ministër britanik jep dorëheqjen

Sekretari i Shëndetësisë i Partisë Laburiste, Wes Streeting, dha...

U tha se ishte prezent në sulmin ndaj Hysni Mehanit, reagon Arjeta Fejza: Dhuna është e patolerueshme

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka pretenduar se...

Kodi Zgjedhor në ngërç politik, kërkohet marrëveshje në Kuvend

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë hyrë në ngërç politik,...

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas përleshjes që ndodhi sot në Skenderaj mes kryetarit të komunës, Sami Lushtaku, dhe kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Hysni Mehani.

Sipas deputetës së PDK-së, dhuna nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë zgjidhje. Madjes sipas saj Kosova ka nevojë për maturi, respekt dhe përballje demokratike, jo për nxitje të urrejtjes.

Reagimi i plotë:

Dhuna nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë zgjidhje. Kosova ka nevojë për maturi, respekt dhe përballje demokratike, jo për nxitje të urrejtjes.

Pushteti i Albin Kurtit po e shndërron gjuhën e urrejtjes dhe përçarjes në metodë politike. Sulmet dhe linçimet publike ndaj njerëzve që ishin në themelet e UÇK-së janë të papranueshme dhe të rrezikshme.

Sami Lushtaku nuk ka nevojë për certifikim patriotizmi nga askush. Ai është një nga njerëzit që ka qëndruar në kohët më të vështira për Kosovën, kur shumë të tjerë mungonin.

Respekti për historinë dhe për ata që kanë kontribuar në lirinë e vendit duhet të ruhet, pavarësisht dallimeve politike.

Historia nuk rishkruhet me propagandë e as me etiketime të ulëta./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz