BallinaLajmeKurti i ndan veç 50 mijë euro për renovimin e Xhamisë së...

Kurti i ndan veç 50 mijë euro për renovimin e Xhamisë së Ibrit

Të ngjajshme

Gjendet e vdekur gruja e zhdukur në Deçan, nga FSK-ja japin detaje

Është gjetur e vdekur 55-vjeçarja që u raportua e...

Drejtori Dibrani zhvilloi takim lamtumirës me atasheun e ICITAP-it, Kimberly Riffe

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail...

Miratohen ndryshimet për Komisionin për Verifikimin e Statusit të të Dhunuarve gjatë Luftës

Gjatë mbledhjes së Qeverisë në detyrë të Kosovës është...

Qeveria në prag të rënies: Edhe një tjetër ministër britanik jep dorëheqjen

Sekretari i Shëndetësisë i Partisë Laburiste, Wes Streeting, dha...

Është miratuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës vendimi për rialokimin e mjeteve në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit me kodin 207, për zbatimin e programit “Masat preventive – intervenime emergjente nëpër komuna të ndryshme”.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se rikonstruktimi i xhamisë së Ibrit është i rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare të Kosovës.

“Rikonstruktimi i Xhamisë së djegur të Ibrit, Xhamia e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, paraqet një hap me rëndësi për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare, si pjesë e identitetit historik dhe diversitetit kulturor të Kosovës. Kjo xhami ka vlerë të veçantë për komunitetin lokal dhe përfaqëson një simbol të bashkëjetesës, kujtesës dhe trashëgimisë së qytetit të Mitrovicës. Në këtë kuadër, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka propozuar rialokimin e 50,000 eurove për realizimin e projektit të rikonstruktimit të saj, në përputhje me programin për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Nëpërmjet këtij investimi, synohet ruajtja dhe restaurimi i një objekti me rëndësi historike, kulturore dhe shoqërore për qytetarët dhe komunitetin lokal, por i cili natyrisht së pari ka nevojë për rindërtim”, tha Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz