BallinaLajmeVjen reagimi nga PDK-ja: Dhuna nuk është zgjidhje, por as provokimet e...

Vjen reagimi nga PDK-ja: Dhuna nuk është zgjidhje, por as provokimet e linçimet sistematike

Të ngjajshme

Qeveria në prag të rënies: Edhe një tjetër ministër britanik jep dorëheqjen

Sekretari i Shëndetësisë i Partisë Laburiste, Wes Streeting, dha...

U tha se ishte prezent në sulmin ndaj Hysni Mehanit, reagon Arjeta Fejza: Dhuna është e patolerueshme

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka pretenduar se...

Kodi Zgjedhor në ngërç politik, kërkohet marrëveshje në Kuvend

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë hyrë në ngërç politik,...

Blerta Deliu nga PDK ka reaguar për incidentin në Skenderaj ku u sulmua kryetari i degës së Vetëvendosjes në këtë komunë, Hysni Mehani, partia e të cilit tha se kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka sulmuar fizikisht atë.

Deliu thotë se “dhuna nuk është zgjidhje”, por “as provokimet, linçimet dhe akuzat sistematike nuk janë”.

“Sepse kur për vite të tëra instalohet gjuha e urrejtjes, e përçarjes dhe e dehumanizimit, pasojat nuk vonojnë. Njëra e sjell tjetrën. Gjithmonë kështu ka qenë. Prandaj, sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për përmbajtje dhe respekt në diskursin publik. Për ndalim të gjuhës që prodhon konflikt, e jo për ushqim të saj”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, vetë Lushtaku në një reagim ka mohuar se ka sulmuar Mehanin, duke thënë se qytetarët kanë reaguar pasi ai e kishte etiketuar atë si “Sami Serbia”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz