BallinaLajmeMiratohen ndryshimet për Komisionin për Verifikimin e Statusit të të Dhunuarve gjatë...

Miratohen ndryshimet për Komisionin për Verifikimin e Statusit të të Dhunuarve gjatë Luftës

Të ngjajshme

U raportua e zhdukur – Gjendet e vdekur gruaja në Deçan

Është gjetur e vdekur 55-vjeçarja që u raportua e...

OVL e UÇK-së dënon gjuhën fyese ndaj ish-komandantëve të luftës

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtria Çlirimtare e...

Gjatë mbledhjes së Qeverisë në detyrë të Kosovës është miratuar kërkesa e Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë të datës 24 korrik 2024 për themelimin e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky proces mbetet me rëndësi të veçantë për drejtësinë dhe mbështetjen institucionale ndaj të mbijetuarve.

“Njohja dhe verifikimi i statusit të këtyre personave mbetet një proces me rëndësi të veçantë institucionale-shoqërore, në funksion të drejtësisë, dinjitetit dhe mbështetjes për të mbijetuarit. Në këtë drejtim, është propozuar ndryshimi dhe plotësimi i vendimit të qeverisë për përbërjen e komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës, përmes emërtimit të përfaqësuesve të rinj nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare. E ftoj përsëri ministrin Andin Hoti që ta marrë fjalën”, u shpreh ai.

Ministri në detyrë i MPFVLÇ-së, Andin Hoti, tha se ndryshimet janë të nevojshme për funksionalizimin e plotë të komisionit dhe vazhdimësinë e trajtimit institucional të rasteve.

“Ky propozim-vendim parasheh ndryshimin e vendimit aktual për themelimin e komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare, bazuar në nenin 8, paragrafi 1, të ligjit numër 04/L-172 për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit 04/L-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre. Statusi i personave të dhunuar gjatë luftës konstatohet nga komisioni qeveritar i përbërë nga përfaqësues të institucioneve relevante shtetërore, ku parashihet, ndër të tjera, edhe përfaqësues nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Ministria e Drejtësisë. Duke qenë se përfaqësuesit aktualë të deleguar nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare nuk janë më pjesë e këtij komisioni, ka qenë e nevojshme dhe është e nevojshme zëvendësimi i tyre me anëtarë të rinj, me qëllim të funksionalizimit të plotë dhe vazhdimësisë në trajtimin institucional të kategorive të mbrojtura me ligj”, tha Hoti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz