back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportFitore e madhe e Drenicës në minutat e fundit

Fitore e madhe e Drenicës në minutat e fundit

Të ngjajshme

Përfshihet nga zjarri një lokal tek “Rruga B” në Prishtinë

Një incident zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në...

Ndahet nga jeta Asllan Osmani nga Buroja e Skenderajt ( FOTO)

Është ndarë nga jeta Asllan Bajram Osmani nga fshati...

Kryeziu: Kushtetuesja e ka qartësuar procedurën e konstituimit të Kuvendit

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se aktgjykimi...

Drenica ka marrë tre pikë në saje të një goli të realizuar në kohën shtesë në xhiron e 15 të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Drenicakët triumfuan para shikuesve të vetë në stadiumin mitrovicas, “Riza Lushta”, fusha e së cilës nuk u mundësoi të zhvillojnë lojë të mirë skuadrave.

Ishte minuta e 12 e takimit kur u krijua një tollovi, kur një lojtar i Lirisë rrëzohet dhe për disa momenteve gjyqtari e ndalë lojën, me ç’rat krijohen tensione.

Në pjesën e parë drenicakët patën dy raste të mira, ku fillimisht në të 24 minutë rrezikuan përmes Hysen Tahirit, por që nuk arriti të mposht portierin, Bakaj.

Dhjetë minuta para përfundimit të 45 minutshit të parë rast të mirë pati Taulant Dajaku, i cili gjuajti topin nga një largësi prej 25 metrash.

Pjesën e dytë Visar Berisha pati një rast të mirë për kuqezinjtë kur njëzet minuta para përfundimit të takimit nuk arriti ta dërgonte me kokë topin në golin e prizrenasve.

Zenel Gavazaj i prizrenasve në të 75 minutë doli përballë portës së drenicakëve, por portieri Neziri nuk lejoi që të mposhtej porta e vetë.

Kur pritej të përfundonte takimi, drenicakët realizuan gol përmes Genc Hamitin, i cili shfrytëzoi një huti në zonën e rreptësisë së vendasve.

Pas kësaj, Liria mbetet në vendin e katërt të renditjes tabelore me 28 pikë ndërsa Drenica ngjitet në vendin e pestë me 28 pikë. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz