Edhe pse fitoj mandatin e asambleistit në Kuvendin komunal të Skenderajt, Musa Dervishaj nga partia AKR sot ka dhënë dorëheqje, transmeton Drenica Press.
Ai bëri të ditur së këtë dorëheqje e ka ofruar në mënyrë që fshati Turiqevc të ketë një përfaqësues në asamblenë e Skenderajt.
Ndërkohë asambleisti që do ta zëvendësoj Musa Dervishajn është Pajazit Isufi pikërisht nga fshati Turiqevc.
Këto janë fjalët e Musa Dervishaj lidhur më dorëheqjen të cilën e ka bërë të ditur përmes facebookut të tij personal.
“Zyrtarisht AKR’ja ka tre asambleist të çertifikuar për KK Skënderaj!
1.Drenushë Geci,
2.Agron Kajtazi dhe
3.Musa Dervishaj.
Me qëllimin më të mirë që edhe Turiqefci të ketë një përfaqësues në asamblen komunale, unë tërhiqem!
Ne vendin tim sipas radhës vjen Pajazit Isufi.
Mirënjohës dhe falenderues ndaj të gjithë qytetarëve të Skënderajit në veqanti votuesve të AKR’së!
Me respekt kryetari i degës së AKR’së Musa Dervishaj!”




