back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaRegjionaleSkënderaj, vëzhguesit e Lëvizjes Vetëvendosje ankohen se nuk janë paguar, VV-ja ka...

Skënderaj, vëzhguesit e Lëvizjes Vetëvendosje ankohen se nuk janë paguar, VV-ja ka këtë sqarim

Të ngjajshme

- Advertisement -

Zgjedhjet kanë përfunduar nëpër të gjitha komunat e Kosovës, por disa nga vëzhguesit dhe komisionerët e këtyre zgjedhjeve ende nuk janë paguar për punën që kanë bërë në këto zgjedhje.

- Advertisement -

Një vëzhgues i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Skënderaj, ka shkruar në adresë të portalit tonë se ata ende nuk janë paguar për punën që kanë bërë.

Ai nuk ka dashur që t’i përmendet emri duke shtuar se VV-ja ende nuk i ka paguar dhe çdo ditë u thonë se së shpejti do të kryhen obligimet ndaj tyre.

“Kam qenë komisioner i Lëvizjes Vetvendosje dhe shumë të tjerë dhe nuk kemi marr as një cent, as komisionerët e as vëzhguesit. Vetëm janë duke na gënjyer dhe nuk ka asgjë, sepse të tjerat parti e kanë kryer obligimin e vet por Vetvendosja ende jo. Vetëm po na gënjejn sot neser”, ka shkruar ky lexues tek Drenicapress.info.

Portali Drenicapress ka kontaktuar me kordinatroin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Skënderaj, Hysni Mehani, i cili ka thënë se partia ka mungesë të mjeteve, dhe sapo të sigurohen mjetet do të kryhen obligimet ndaj vëzhguesëve, ngase komisionerët i paguan KQZ-ja.

“Nëse është fjala për vëzhgues. Po, ata nuk i kemi paguar, sepse qendra nuk ka mjete. Mbrëmë kam folur dhe ata më thanë që në mundësinë e parë do t’i paguajmë. Komisioneret siç ka thënë ai lexuesi, nuk i paguan LVV, por KQZ-ja”, ka thënë Mehani për Drenicapress.info.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz