Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (IOC) nisi fushatën e quajtur “Bëhu dritë”, për të ofruar zgjidhje për ndriçim me energji diellore , transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga IOC thuhet se nëpërmjet fushatës së re, sportistët do të drejtohen në shpërndarjen e aktiviteteve të tyre në “Olympic Channel” dhe se nëpërmjet këtij vetëdijësimi të formuar do të bëhen “dritë” e refugjatëve.
IOC është në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) për ofrimin e zgjidhjes së ndriçimit me energji diellore për refugjatët.
Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Granditha se “Ne mund të rrisim mundësitë e edukimit dhe të aktiviteteve të sportit për refugjatët e rinj, duke ofruar ndriçim të përhershëm me energji diellore në kampet e refugjatëve”.
Në kuadër të kësaj fushate, njerëzit mund të ndajnë aktivitetet e tyre fizike nëpërmjet “Olympic Channel”. Me vetëdijësimin e formuar në këtë mënyrë dhe me donacionin e dhënë nga IOC do të ofrohet ndriçimi i rrugëve dhe të ndërtesave të kampit të refugjatëve në Ruanda, ku ndodhen 55 mijë refugjatë”.