BallinaLajmeArsyetimi i Abrashit për anulim të debatit: Po m’dhem dhëmbi

Arsyetimi i Abrashit për anulim të debatit: Po m’dhem dhëmbi

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arban Abrashi, ka reaguar në Facebook në lidhje me mbajtjen e debateve me kryetarin aktual dhe kundërkandidatin e tij, Shpend Ahmetin.

Abrashi ka shkruar se jo një, por e fton Ahmetin që të bëjnë pesë debate brenda pesë ditësh – aq sa zgjatë edhe fushata zyrtare e përcaktuar për raundin e balotazhit, njofton Klan Kosova.

“Kundërkandidatin e ftoj në pesë debate, në pesë televizione të ndryshme, në pesë mbrëmjet e javës së balotazhit nga një debat. Nëse dëshiron, le të merr edhe të tjerë me vete”, shkruan Abrashi.

“Përndryshe me padurim po pres debatet, sepse çdo ditë do të prezantoj diçka të re, rreth mospunës dhe projekteve të mia. Kryetari po vjen”.

Në fakt Abrashi ka anuluar dy debate të konfirmuara më herët për javën që po vjen, por, sipas Doruntinë Malokut,Koordinatore për Media e Shtabit Zgjedhor të LDK-së, kjo ka ndodhur për shkaqe shëndetësore të Abrashit.

“Kandidati për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, nesër do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike për shkak të një problemi dentar, të cilin keni mundur ta vëreni edhe gjatë paraqitjeve të tij të fundit në dy televizione”, shkruan Maloku në profilin e saj në Facebook.

“Kjo, ia ka pamundësuar Arban Abrashit që gjatë kësaj jave të marrë pjesë në debate, edhe pse ne e kishim konfirmuar javën e kaluar pjesëmarrjen e tij në dy sosh. Të gjitha pretendimet e tjera janë pallavra”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz