BallinaRegjionaleDrenasDrenas, Bazaj parashehë këtë rezultat në zgjedhjet e 22 tetorit

Drenas, Bazaj parashehë këtë rezultat në zgjedhjet e 22 tetorit

Të ngjajshme

Mateo kalon kufijtë e ngacmimeve, Brikena shfaqet me të nx*ra në krah

Një moment i shkurtër nga transmetimi i përditshëm i...

Trump mohon raportimet se pesë aeroplanë amerikanë u shkatërruan

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, mohon raportimet se pesë...

Zelensky: Rusia po përdor luftën me Iranin si mbulesë për shkatërrim më të madh në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka thënë se Rusia...

Interi kalon në epërsi ndaj Atalantas

Interi ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Atalantas. Ishte...

Kryetari i Kuvendit Komunal të Drenasit, Naim Bazaj, në një intervistë për Periskopin ka thënë se në zgjedhjet e 22 tetorit, Komuna e Drenasit do të shkojë në balotazh.

Sipas Bazajt i cili kishte garuar si kandidat i pavarur për kryetar të Drenasit, Lladrovci do ta qojë Drenasin në balotazh, edhe sikur të mos merrte pjesë në garë asnjë parti tjetër.

“Edhe po ta lash Lladrovcin në garë vetë, ai do të shkojë në balotazh. Pas asnjë parti tjetër politike, ai e qon Drenasin në balotazh. Balotazh do të ketë 100 për qind. Unë besoj se PDK në krye me Ramiz Lladrovcin nuk do të dalë partia e parë në Drenas. Qytetarët e Drenasit janë lodhur, pasi u ka ra shumë të votojnë e të dalin në zgjedhje. Numri i votuesve do të jetë shumë i ulët”, tha tutje Bazaj.

Ai deklaroi se Lladrovcin nuk e përkrah as Kryesia e PDK’së më, pasi askush nuk i do politikat e tij shantazhuese e kërcënuese.

“Me këto metodat e Lladrovcit, me këto arrogancat e tij. Unë nuk mendoj se do ta përkrah dikush në Drenas. Tanimë Kryesia e Partisë ka hequr dorë nga mbështetja për të. Kandidatët që janë për asamble janë duke bërë fushatë për vete, jo për Lladrovcin. Kësaj radhe nuk besoj se do t’i bëjë votat në Drenas”, tha Bazaj në një intervistë për Periskopin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz