BallinaLajmeEdhe gjëra të tilla ndodhin në Kosovë, me veturë zyrtare bartë lakra...

Edhe gjëra të tilla ndodhin në Kosovë, me veturë zyrtare bartë lakra (Foto)

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Një veturë me targa zyrtare, 3Z -313- 05, është fotografuar duke bartur lakra në fshatin Stanofc të Vushtrrisë.

Fotografia ka mbërritur sot në adresën e Koha.net nga një lexues.

Pjesa e pasme e veturës shihet e mbushur me lakra.
Shfrytëzimi i veturave zyrtare për qëllime private, është cilësuar si problem i madh dhe fenomen në rritje kohëve të fundit.

Qytetarët e Kosovës, shumë shpesh dërgojnë nëpër media fotografi të tilla, ku zyrtarët i shfrytëzojnë veturat për qëllime tjera, jashtë atyre zyrtare.

Edhe pse deri në vitin 2015, 1600 vetura prej 3 mijë veturave zyrtare, janë pajisur me GPS, ato vazhdojnë të mos monitorohen pasi nuk ishin të abonuara në rrjet.

Një kërkesë e tillë është bërë nga Jeton Zulfaj i Lëvizjes “Fol”, që të nxirret një ligj që do të kufizonte dhe rregullonte qasje në veturat zyrtare.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz