BallinaShqiptareHileja që u përdor… Kjo është e vërteta e ”mbulimit” të Skënderbeut...

Hileja që u përdor… Kjo është e vërteta e ”mbulimit” të Skënderbeut gjatë faljes së Namazit

Të ngjajshme

Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur...

Bayern mbyll derën për largimin e Michael Olise, refuzohet oferta 200 milionë euro

Bayern Munich ka bërë të qartë qëndrimin për të...

Azemi: KEDS/KESCO po vjedhë me njehsor elektrikë, duhet të jepet përgjegjësi

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur...

Mijëra besimtarë myslimanë kryen faljen e Namazit mëngjesin e sotëm në sheshin Skënderbej me leje të bashkisë së Tiranës. Ajo që ra në sy ishte mbulimi i monumentit të heroit tonë kombëtar. Detaji ka bërë shumë zhurmë në rrjetet sociale dhe ka ngjallur shumë konfuzion midis komentuesve, por e vërteta qëndron krejt ndryshe.

Shumë persona i kanë komentuar në mënyrë negative fotot e shkrepura vetëm nga këndi ballor duke komentuar se në veprim i tillë është bërë për hir të fesë. Por, pavarësisht se muslimanët po mundohen të thonë se Led-ëallet e vendosura përballë monumentit të shkrepura nga ana e përparme janë keqpërdorur në rrjetet sociale, e ka përsëri një hile të vogël. E vërteta qëndron në faktin se gjatë faljes së Bajramit të vogël, më 25 qershor 2017, në Sheshin “SkënderbeJ”, pati përsëri debate dhe po t’i referohemi një proteste të “mulla hoxha doktor magjistër Shefqet Kraniqi, i cili tha se “falja para Skënderbeut nuk pranohet sepse ai nuk ka qenë mysliman dhe kësisoj ai nuk e di lezetin e Allahut…”, organizatorët e Komunitetit Musliman shqiptar kanë vendosur ta “izolojnë”, në një farë mënyre, Skënderbeun. Krasniqi tha më 25 qershor se “Për këtë arsye ai ka kërkuar që të përsëritet kjo e falme dhe të bëhet diku tjetër ose të hiqet statuja e Skënderbeut. Sipas tij, Skënderbeu dhe kali nuk meritojnë të adhurohen dhe prania e tyre në ambient ku myslimani i drejtohet Allahut e dëmton këtë proces.”

Në të vërtetë ekranet e mëdha nuk kanë rrethuar monumentin, por janë vendosur përballë tij dhe në shumë pjesë të sheshit ai nuk shihej nga besimtarët.

Edhe në fotot e shpërndara në faqen zyrtare të ‘Facebook’ nga Komuniteti Mysliman monumenti i ‘Skënderbeut’ është ‘fshirë’, çka ka shtuar më shumë konfuzionin.

Ndërkohë, kamerat e televizioneve janë vendosur nga organizatorët në krah të monumentit, që krijon përshtypjen se pamja nuk është mbuluar, por nëse kamerat do vendoseshin përballë atëherë monumenti i Heroit Kombëtar nuk do të mund të shihej për shkak të ekraneve.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz