BallinaLajmePamje që tregojnë se lajmi për mbulimin e Skënderbeut në Tiranë ishte...

Pamje që tregojnë se lajmi për mbulimin e Skënderbeut në Tiranë ishte një spekulim (Video)

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Gjatë ditës së sotme kur besimtarët myslimanë kanë festuar Kurban Bajramin, në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi në të cilën thuhet se shihet përmendorja e Skënderbeut në Tiranë, e mbuluar.

Dhe çfarë bie në sy më tej, përcjell Telegrafi, është fakti se, siç thuhet “mbulimi i Skënderbeut është bërë nga komuniteti mysliman, me rastin e faljes së namazit të Bajramit”.

Viktimë e këtij pretendimi kanë rënë edhe disa media shqiptare, madje edhe përfaqësues të jetës politike dhe shoqërore shqiptare.

Por me gjasë, siç edhe mund të shihet në pamjet më poshtë, fotografia në fjalë nuk ka të bëjë me realitetin.

Së paku siç mund të shihet në pamjet e publikuara nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, përmendorja e Skënderbeut nuk është mbuluar fare.

Ajo çfarë mund të shihet në pamje, pranë përmendores gjenden vetëm ekranë, të cilët assesi nuk mund të thuhet se kanë mbuluar përmendoren e Skënderbeut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz