back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeReçica: INTERPOL nuk ka miratuar kërkesën për pastrimin e listave

Reçica: INTERPOL nuk ka miratuar kërkesën për pastrimin e listave

Të ngjajshme

Anulohet televotimi! Zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”

Vëllai i Madh ka dërguar sot në shtëpinë më...

ANP “Adem Jashari” kishte mbi 4.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

Aeroporti i Prishtinës, Adem Jashari ka njoftuar gjatë vitit...

Dështon transferimi i Matetas te Milani

Jean-Phillipe Mateta nuk do t’i bashkohet Milanit. “Rossonerët”, vendosën që...

Të dënuarit në burgun e Prizrenit certifikohen për “menaxhim të zemërimit”

Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është bërë shpërndarja...

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica është shprehur se është dëm i madh që Haradinaj është ndalur në kosovë. Ai ka thënë se Kosova ka bërë çdo gjë që ishte e mundur pvr liirmin e tij.

“Institucionet e Kosovës kanë kërkuar  më 16 dhjetor të vitit të kaluar nga INTERPOL që të hiqen emrat e qytetearëve të Kosovës. por kjo kërkesë nuk është miratuar.” ka shtuar ai.

Ai në Tribuna Channel ka nënvizuar se edhe Ministria e Jashtme ka punuar për lirimin e Haradinajt. Reçica ka shtuar më tej se duhet pasur kujdes me politikën e Francës për arsyen se Franca e ka mbështetur Kosovën në kohë të vështira.

Reçica ka komentuar edhe çështjen e zgjedhjeve të parakohshme ku ka thënë se në rast që nuk lëvizin proceset atëherë palët duhet të merren vesh për zgjedhjet e parakohshme.

“PDK të gjitha vendimet i ka marrë në mënyrën më legale. Së pari mblidhet kryesia e pas saj vendimin e merr këshilli drejtues. Unë besoj se zgjedhje do të ketë në momentin kur i dekreton presidenti. Nëse shkojmë në zgjedhje duhet ta bëjmë marrëveshjen me partnerin e koalicionit. Nëse nuk lëvizin proceset dëmtohen të gjithë e duhet konsensus. Nëse biem dakort që nuk lëvizin proceset atëherë duhet të merremi vesh për zgjedhje të parakohëshme.” ka thënë Reçica.

Ndërkaq në lidhje me mocionin e opozitës për rrëzimin e qeverisë tha se kjo është puna e opozitës që në momentin që është opozitë.

“Nëse nuk vjen Haradinaj, nëse nuk kalon uıshtria e demarkacioni dëmtohemi si partnerë. Por, PDK ka qenë gjithmonë e gatshme për zgjedhje.” ka shtuar Reçica.

E megjithatë ai ka shprehur se edhe zgjedhjet nuk mund të sjellin shumë ndryshime.

Të Fundit

Sport

ShowBiz